FTESË PËR OFERTIM

03 April, 2025 Për furnizimin, montimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve teknike për mbrojtje dhe siguri në objektet e NLB Banka sh.a.

Ftohen subjektet e interesuara që për nevojat e NLB Banka sh.a., të paraqesin ofertat e tyre për për furnizimin, montimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve teknike për mbrojtje dhe sigurisë në objektet e NLB Banka sh.a. (në tekstin në vijim: Banka).

Kushtet minimale për ofertim janë:

  • Çertifikatën e regjistrimit të biznesit,
  • Çertifikatën e regjistrimit fiskal,
  • Autorizimi nga prodhuesi për shitjen e pajisjeve,
  • Kompania duhet të ketë referenca mbi kryerjen e punëve të ngjashme,
  • Çmimet e kotuara në euro (€),
  • Në çmim të përfshihet TVSH-ja,
  • Afati i liferimit, dhe
  • Garancioni.

Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë 45 ditë nga dita e dorëzimit.

Dosjen e tenderit mund ti kërkoni përmes postës elektronike prokurimi@nlb-kos.com ndërsa për më shumë informata mund të kontaktoni në numrin e telefonit: + 381 38 744 042 & 078.

Afati për dorëzimin e ofertave është 11.04.2025.

Ofertat e dorëzuara pas këtij afati nuk do të shqyrtohen.

Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept