Zyrtar i lartë për POS terminale në Divizionin për Korporata
NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall
KONKURS
Për zgjedhjen e kandidatit për vendin e punës:
Zyrtar i lartë për POS terminale në Divizionin për Korporata
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
- Diplomë universiteti në fushën e ekonomisë, menaxhimit, administrimit të biznesit ose lëmi të ngjashme;
- Së paku 3 vite përvojë pune në institucione financiare bankare;
- Të ketë përvojë në shitje dhe relacione me klientë;
- Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese dhe ndër- personale
- T’i njohë gjuhët zyrtare në Kosovë dhe njëkohësisht e obligueshme njohja e gjuhës angleze;
- Njohuri të avancuara të Microsoft Office;
- Obligohet patentë shoferi “B”.
PËRSHKRIMI I DETYRAVE KRYESORE TË VENDIT TË PUNËS
- Menaxhimi dhe monitorimi i performances se POS Terminaleve, SMART POS dhe E-Commerce;
- Vizita te tregtaret ekzistues dhe te rinj për rritjen e përdorimit të POS terminaleve, SMART POS dhe E-Commerce;
- Identifikimi dhe adresimi i problemeve teknike që lidhen me POS terminale, SMART POS dhe E-Commerce;
- Menaxhimi i ankesave dhe propozimet për ndryshime tw shërbimeve me POS, SMART POS dhe E-Commerce;
- Analiza e statistikave të përdorimit të POS terminaleve, SMART POS dhe E-Commerce për optimimizimin e tyre;
- Analiza e tregut dhe përgatitja e propozimeve për çmime;
- Përgatitja e raporteve të rregullta mbi përdorimin si dhe propozimet për përmirësime;
- Sipas kërkesës së udhëheqësit të drejtpërdrejt kryen edhe punë dhe detyra të tjera nga fushëveprimi i vendit të punës.
Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës, deri më 16 prill 2025. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit si dhe CV-ja. Vetëm kandidatët që i plotësojnë kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara sipas këtij konkursi, do të ftohen në procesin e përzgjedhjes.