NLB Banka vazhdon mbështetjen për sportin: Nënshkruajmë marrëveshje të re sponsorizimi me Federatën e Xhudos së Kosovës

30 April, 2025

Në kuadër të përkushtimit tonë afatgjatë për mbështetjen e sportit dhe talenteve të jashtëzakonshme që përfaqësojnë Kosovën me krenari, sot kemi nënshkruar një marrëveshje të re sponsorizimi me Federatën e Xhudos së Kosovës.

Ceremonia solemne u zhvillua në Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë – aty ku nisi rrugëtimi i jashtëzakonshëm dhe inspirues i këtij sporti për vendin tonë.

Ky partneritet thekson përkushtimin tonë për të qenë pranë federatave më të suksesshme në Kosovë dhe për të kontribuar në zhvillimin dhe fuqizimin e sportistëve që ngrisin lart emrin e vendit në skenën ndërkombëtare.

“Është një nder i veçantë për ne që të jemi pranë këtyre xhudistëve të jashtëzakonshëm, të cilët me përkushtimin dhe sukseset e tyre kanë bërë histori dhe e kanë vendosur Kosovën në hartën e sportit botëror. Ne besojmë fuqishëm në potencialin tuaj dhe në të ardhmen e ndritur që ju përfaqësoni. Prandaj, si bankë që e vendos komunitetin në qendër të veprimit, do të vazhdojmë ta mbështesim Federatën e Xhudos së Kosovës – jo vetëm si federata më e suksesshme në vend, por edhe si simbol i krenarisë dhe unitetit tonë kombëtar,” u shpreh Gem Maloku, Kryetar i Bordit Udhëheqës të NLB Bankës.

Federata e Xhudos së Kosovës na falënderoi për këtë mbështetje të çmuar, duke theksuar rëndësinë që ka vazhdimësia e bashkëpunimit tonë për suksesin afatgjatë të sportistëve dhe për zhvillimin e mëtejshëm të këtij sporti në vend. Sipas tyre, kjo marrëveshje përfaqëson një shtytje të fuqishme drejt synimeve edhe më të mëdha në të ardhmen – qoftë në arritjet në arenën ndërkombëtare, ashtu edhe në edukimin dhe formimin e brezave të rinj të kampionëve.

Ky është një tjetër hap domethënës në rrugëtimin tonë të përbashkët për të promovuar vlerat sportive dhe për të përkrahur kampionët që frymëzojnë një gjeneratë të tërë.

Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept