Për furnizim me Veeam licenca dhe mirëmbajtje të zgjidhjes për backup

05 May, 2025 FTESË PËR OFERTIM

Ftohen subjektet e interesuara që për nevojat e NLB Banka sh.a., të paraqesin ofertat e tyre për furnizim me Veeam licenca dhe mirembajtje te zgjidhjes per backup.

Ofertuesit së bashku me oferta duhet të dorëzojnë edhe dokumentacionin shtesë:

  • Certifikata e regjistrimit të biznesit,
  • Certifikata e regjistrimit fiskal,
  • Autorizimi i prodhuesit per shitje dhe mirëmbajtje te zgjidhjes se ofertuar
  • Referenca mbi kryerjen e punëve të ngjashme të dëshmuara,
  • Dëshmi mbi staf të kualifikuar për kryerjen e punëve të kërkuara,
  • Të gjitha çmimet duhet të jenë të kotuar në €,
  • Në çmim të përfshihet TVSH-ja.

Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë 45 ditë nga dita e dorëzimit.

Dosjen e tenderit mund ti kërkoni përmes postës elektronike prokurimi@nlb-kos.com ndërsa për më shumë informata mund të kontaktoni në numrin e telefonit: + 383 38 744 042 & + 383 38 744 078.

Afati për dorëzimin e ofertave është 16.05.2025

Ofertat e dorëzuara pas këtij afati nuk do të shqyrtohen.

Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept