Gem Maloku emërohet zyrtarisht Kryetar i Bordit Udhëheqës në NLB Banka

Gem Maloku emërohet zyrtarisht Kryetar i Bordit Udhëheqës në NLB Banka
Me kënaqësi njoftojmë që Gem Maloku është licencuar zyrtarisht nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës më 7 maj 2025 për të shërbyer një mandat katërvjeçar si Kryeshef Ekzekutiv dhe Kryetar i Bordit Udhëheqës të NLB Banka sh.a. në Prishtinë.
Që nga viti 2009, z. Maloku ka qenë pjesë e pandërprerë e udhëtimit të Bankës, duke mbajtur pozita të rëndësishme si Drejtor i Riskut, Zyrtar Kryesor për Financa (CFO), Zyrtar Kryesor për Risk (CRO), Anëtar i Bordit Udhëheqës, dhe së fundmi si Ushtrues Detyre i Kryetarit të Bordit Udhëheqës. Gjatë gjithë kësaj kohe, ai ka treguar vizion të qartë, udhëheqje inspiruese dhe përkushtim të palëkundur ndaj suksesit afatgjatë të Bankës.
Me këtë emërim, z.Maloku do të vazhdojë ta drejtojë Bankën në rrugën e rritjes dhe inovacionit, duke përforcuar pozitën e NLB Banka si një nga institucionet më të rëndësishme financiare në vend.
Gem Maloku, FCCA i urojmë suksese të mëtutjeshme në drejtimin e NLB Banka!