NJOFTIM PËR NDRYSHIM NË ÇMIMORE
Ju informojmë se, duke filluar nga 01.07.2025 NLB Banka do të zbatojë tarifa të reja në dy shërbime dhe një ndryshim në një tarifë ekzistuese:
Tarifa të reja:
- Tarifa për njoftim me SMS në kuadër të 3D Secure – 0.20 EUR për transaksion
Kjo tarifë aplikohet vetëm në rastet kur realizoni blerje online dhe pranoni SMS me kod verifikimi për konfirmimin e pagesës.
- Tarifa për përpunimin e transaksioneve të kreditit – 1% e shumës së pranuar
Kjo tarifë do të zbatohet vetëm kur pranoni pagesa hyrëse përmes kartelës. Për çdo pagesë hyrëse të realizuar përmes platformave (si Master MoneySend, Visa Fast Funds, PayPal, etj.), ne do të aplikojmë një komision prej 1% mbi shumën totale të transaksionit të kredituar. Ky komision do të zbatohet për të gjitha transferet hyrëse që kreditojnë kartelën përmes këtyre platformave të pagesave.
Shembull:
Nëse pranoni një pagesë hyrëse prej 10€ direkt në kartelën tuaj, komisioni i aplikueshëm do të jetë 0.10€.
_________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
Ndryshime në tarifat ekzistuese:
Tarifa për shërbimin e njoftimit me SMS – nga 0.10 EUR në 0.20 EUR
Tarifa e re do të aplikohet për të gjithë klientët që kanë të aktivizuar njoftimet me SMS, ndërsa nga tarifa përjashtohen pagesat e realizuara me kartelë.
Shënim: Nëse e keni të përfshirë në pako të llogarive për klientë fizik dhe juridik shërbimin e SMS banking ky shërbim nuk do të tarifohet.