KONKURS PËR PUNË

08 July, 2025

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall

KONKURS

PËR ZGJEDHJEN E KANDIDATIT PËR VENDET E PUNËS:

  1. Drejtor i Filialit të Bankës në Gjakovë (një vend pune)
  2. Zyrtar për kredi SME në Ekspoziturën në Fushë- Kosovë ( një vend pune)


DREJTOR I FILIALIT NË GJAKOVË

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë universitare në lëmin e ekonomisë, financave, kontabilitetit, administrimit të biznesit ose lëmi të ngjashme;
  • Obligohet përvojë pune në shërbimet bankare së paku 5 vjet prej tyre 3 vjet përvoje pune në menaxhim;
  • Njohuri të mirë të proceseve në bankë dhe financave;
  • Aftësi të mira të komunikimit dhe të menaxhimit;
  • Obligohet njohja e gjuhës angleze;
  • Obligohet posedimi i patentë shoferit të kategorisë “ B”.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Udhëheqja, shitja, raporti me palët, të punësuarit dhe administrimi i filialit në nivel regjional;
  • Është përgjegjës për realizimin e planeve të caktuara të shitjes sipas objektivave;
  • Udhëheq njësinë punuese dhe kujdeset për organizimin dhe koordinimin e proceseve të punës;
  • Përpilon planin e biznesit të filialit dhe kujdeset për realizimin e tij;
  • Përcjellja dhe kujdesi për depozitat e klientëve dhe kontakti me depozitarët e Bankës dhe me ata potencial;
  • Përcjellja e realizimit të planit të lejimit të kredive dhe kthimit të të gjitha llojeve të kredive, përcjellja dhe analiza e afarizmit të komitentëve;
  • Promovimi dhe shitja aktive e produkteve dhe shërbimeve bankare dhe kanaleve bashkëkohore (kartela, e-klik, etj);
  • Promovon dhe monitoron shkallën e digjitalizimit në mënyrë pro-aktive në bazën e klientëve ekzistues dhe të rinj ne nivel të Filialit dhe Ekspoziturës. Vendosja e kontakteve me komitentët, si dhe përgatitja dhe zbatimi i takimeve afariste;
  • Kujdeset dhe përcjell likuiditetin e filialit, bashkë me njësitë tjera në kuadër të filialit;
  • Përgatitja e propozimeve për organet vendim-marrëse, si dhe vendosja në përputhje me autorizimet e deleguara;
  • Stimulon stafin për vijimin e trajnimeve me anë të pjesëmarrjes online dhe fizike;
  • Identifikimi i nevojave për punësuar të rinj dhe njoftimi i niveleve më të larta për këto nevoja;
  • Hartimi i raporteve dhe informatave të tjera për funksionimin dhe punën e filialit;
  • Raporton drejtpërdrejt te drejtori i divizionit për punë me qytetarë si dhe te Bordi Udhëheqës i Bankës;
  • Kryerja e punëve dhe detyrave të tjera që i besohen nga eprori i drejtpërdrejtë dhe Bordi Udhëheqës i Bankës.


ZYRTAR PËR KREDI SME NË EKSPOZITURËN NË FUSHË KOSOVË 

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë universitare në lëmin e ekonomisë, financave, kontabilitetit, administrimit të biznesit ose lëmi të ngjashme;
  • Obligohet se paku 3 vite përvojë në banka ose institucione tjera financiare;
  • Njohuri të mirë të financave;
  • Njohuri të avancuara të Microsoft Office, posaçërisht në Excel;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese;
  • Obligohet njohja e gjuhës angleze;
  • Obligohet posedimi i patentë shoferi “B”.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Monitorimin e vazhdueshëm të klientëve ekzistues të Bankës të cilët i shfrytëzojnë produktet kreditore, biznesin dokumentar dhe shërbimet tjera bankare;
  • Identifikimin e ndryshimeve të mundshme në gjendjen e klientit si dhe dhurimin e informacioneve të rëndësishme në baza të rregullta;
  • Prezantimin i produkteve të reja dhe ekzistuese të Bankës;
  • T’ju përgjigjen klientëve për pyetjet dhe kërkesat e tyre brenda një kohe të shkurtër;
  • Identifikimi i duhur dhe i saktë i kërkesave të klientëve dhe këshillimi i klientëve lidhur me shfrytëzimin e produkteve kreditore, biznesit dokumentar dhe shërbimeve tjera të ofruara nga Banka;
  • Aftësi për vlerësimin në mënyrën e duhur (saktësisht) kapacitetin financiar të klientëve, mbështetjen (këshillimin) e zyrtarit kreditor gjatë vlerësimit të klientit ;
  • Angazhimi maksimal në arritjen e planeve të caktuara sipas Planit të biznesit;
  • Përgatitja e aplikacioneve për klasifikimin e klientit dhe caktimin e limitit maksimal;
  • Përgatitja e të gjitha dokumenteve të nevojshme lidhur me kërkesat e klientëve (kontratat për produkte kreditore, për depozita, kontrata për hipotekë dhe për peng etj.);
  • Të bëjë regjistrimin e hipotekës dhe të pengut ( në zyrat përkatëse);
  • Të plotësoj të dhënat e nevojshme në sistem lidhur me kredi dhe me kolateralin;
  • Të bëjë monitorimin e klientëve në sistem në baza ditore dhe në rast të arritjes së obligimeve t’i njoftoj klientët;
  • Të mirëmbajë portfolios kreditore, duke kontaktuar klientët për pagesë të obligimeve nga dita e parë e arritjes së tyre;
  • Me rastin e licencimit nga BQK do të kryej detyrat e agjentit për ofrimin e shërbimeve të sigurimeve jetësore në cilësinë e ndërmjetësuesit gjatë operacioneve ditore në interaksion me klientët e Bankës;
  • Në rast të mossuksesit të kthimit të obligimeve, sipas procedurave të përgatitë rastin për bartjen në Sektorin për kredi jo-përformuese.
  • Kryerja e punëve dhe detyrave të tjera sipas udhëzimeve të udhëheqësit më të lartë dhe atyre në hierarki.

Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës https://nlb-kos.com/aplikacioni-pune, deri më 15 korrik 2025. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit si dhe CV-ja.

Apliko këtu 

Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept