KONKURS PËR PUNË
NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, rishpall
KONKURS
PËR ZGJEDHJEN E KANDIDATIT PËR VENDIN E PUNËS:
Drejtor i Filialit të Bankës në Gjakovë (një vend pune)
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
- Diplomë universitare në lëmin e ekonomisë, financave, kontabilitetit, administrimit të biznesit ose lëmi të ngjashme;
- Obligohet përvojë pune në shërbimet bankare së paku 5 vjet prej tyre 3 vjet përvoje pune në menaxhim;
- Njohuri të mirë të proceseve në bankë dhe financave;
- Aftësi të mira të komunikimit dhe të menaxhimit;
- Obligohet njohja e gjuhës angleze;
- Obligohet posedimi i patentë shoferit të kategorisë “ B”.
PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS
- Udhëheqja, shitja, raporti me palët, të punësuarit dhe administrimi i filialit në nivel regjional;
- Është përgjegjës për realizimin e planeve të caktuara të shitjes sipas objektivave;
- Udhëheq njësinë punuese dhe kujdeset për organizimin dhe koordinimin e proceseve të punës;
- Përpilon planin e biznesit të filialit dhe kujdeset për realizimin e tij;
- Përcjellja dhe kujdesi për depozitat e klientëve dhe kontakti me depozitarët e Bankës dhe me ata potencial;
- Përcjellja e realizimit të planit të lejimit të kredive dhe kthimit të të gjitha llojeve të kredive, përcjellja dhe analiza e afarizmit të komitentëve;
- Promovimi dhe shitja aktive e produkteve dhe shërbimeve bankare dhe kanaleve bashkëkohore (kartela, e-klik, etj);
- Promovon dhe monitoron shkallën e digjitalizimit në mënyrë pro-aktive në bazën e klientëve ekzistues dhe të rinj ne nivel të Filialit dhe Ekspoziturës. Vendosja e kontakteve me komitentët, si dhe përgatitja dhe zbatimi i takimeve afariste;
- Kujdeset dhe përcjell likuiditetin e filialit, bashkë me njësitë tjera në kuadër të filialit;
- Përgatitja e propozimeve për organet vendim-marrëse, si dhe vendosja në përputhje me autorizimet e deleguara;
- Stimulon stafin për vijimin e trajnimeve me anë të pjesëmarrjes online dhe fizike;
- Identifikimi i nevojave për punësuar të rinj dhe njoftimi i niveleve më të larta për këto nevoja;
- Hartimi i raporteve dhe informatave të tjera për funksionimin dhe punën e filialit;
- Raporton drejtpërdrejt te drejtori i divizionit për punë me qytetarë si dhe te Bordi Udhëheqës i Bankës;
- Kryerja e punëve dhe detyrave të tjera që i besohen nga eprori i drejtpërdrejtë dhe Bordi Udhëheqës i Bankës.
Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës https://nlb-kos.com/aplikacioni-pune, deri më 7 gusht 2025. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit si dhe CV-ja.