KONKURS PËR PUNË

10 September, 2025

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall

KONKURS

PËR ZGJEDHJEN E KANDIDATEVE PËR VENDET E PUNES:

1.Zyrtar i lartë për ESG në Divizioni Retail, ( një vend pune)

2. Zyrtar i lartë për Sigurime Bankare në Divizioni Retail, ( një vend pune)

 

I. Zyrtar i lartë për ESG

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Fakultetit ekonomik (drejtimi Banka dhe Financa, Kontabilitet), FSHMN (drejtimi Matematike Financiare në Banka dhe Sigurime), Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri mjedisore.
  • Përvojë bankare apo në auditim së paku 3 vjet apo 1 vjet në punë me përgjegjësitë e kërkuara ne ketë shpallje; përvoja në fushën e ESG-se është përparësi;
  • Njohuri mbi kornizat e përgjithshme te politikave të sektorit bankar;
  • Njohuri ne fushën e ESG-s, rregulativat lokale, ndërkombëtare dhe standardet ne fushën e ESG-së (energjisë se ripertritshme, ruajtjes së energjisë, EU Taxonomy) do të konsiderohen përparësi;
  • Aftësi analitike;
  • Njohuri të avancuara të gjuhës Angleze (obligative).

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Përgjegjës për zhvillimin dhe zbatimin e strategjive për promovimin dhe rritjen e shitjeve të kredive me fokus në projekte dhe produkte që përmbushin kriteret e teknologjisë së gjelbër dhe që mbështesin qëndrueshmërinë mjedisore.
  • Identifikimi dhe lidhja e bashkëpunimeve me kompani dhe furnizues të produkteve dhe shërbimeve të certifikuara sipas kritereve të teknologjisë së gjelbër, për të zgjeruar ofertën e Eko kredive dhe për të rritur vlerën e shtuar për klientët.
  • : Përgjegjës për hartimin dhe implementimin e planeve të zhvillimit të biznesit në fushën e Eko kredive, duke synuar zgjerimin e portofolit të klientëve dhe përmirësimin e pozicionit konkurrues në treg.
  • Vlerësimi i përformancës së shitjeve të Eko kredive dhe matja e arritshmërisë së objektivave, si dhe identifikimi i mundësive për optimizmin e procesit dhe rritjen e efikasitetit të shitjeve.
  • Propozimi dhe realizimi i iniciativave të reja dhe praktikave më të mira për rritjen e përformancës së shitjeve dhe përforcimin e ndikimit pozitiv mjedisor të portofolit të kredive.
  • Garantimi që aktivitetet e lidhura me Eko kreditë përmbushin kriteret dhe standardet mjedisore, sociale dhe të qeverisjes (ESG), duke kontribuar në përmbushjen e objektivave të qëndrueshmërisë së bankës.
  • Verifikimi i planeve investive dhe monitorimi i tyre.
  • Propozimi dhe përkrahja e iniciativave për te intensifikuar kreditimin e qëndrueshëm.
  • Sipas kërkesës të udhëheqësit të drejtpërdrejt kryen edhe punë dhe detyra të tjera nga fushëveprimi i vendit të punës.


II. Zyrtar i lartë për Sigurime Bankare

 KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë universitare në një nga fushat: Ekonomi, Financa, Biznes, Menaxhim apo fusha të ngjashmePërparësi për kandidatët me kualifikime të avancuara profesionale në fushën e sigurimeve apo menaxhimit të shitjevel
  • Sw paku 2 vite përvojë pune në sektorin financiar, me fokus në sigurime të jetës dhe/ose sigurime jo-jetë.
  • Përvojë në pozita që përfshijnë shitje, menaxhim produkti apo zhvillim biznesi në bancassurance, kompani sigurimesh apo banka
  • Aftësi shumë të mira në komunikim, prezentim dhe negocim me palë të brendshme dhe të jashtme.
  • Aftësi shumë të mira në përdorimin e Microsoft Office (Word, Excel, PowerPoint) dhe sistemeve bankare.
  • Aftësi për të analizuar përformancën e shitjeve dhe treguesit kryesorë të përformancës (KPI).
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze, me përparësi për të folurit dhe të shkruarit në nivel profesional.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Përgjegjës për zhvillimin dhe implementimin e strategjive të shitjes për produktet e sigurimit të jetës sipas klasave të përcaktuara, si dhe për sigurimet jo-jete, me qëllim arritjen e objektivave të parashikuara dhe rritjen e volumit të biznesit.
  • Mbikëqyrja dhe analiza e rezultateve të shitjeve të policave të sigurimit nga stafi i degës, duke siguruar përmbushjen e indikatorëve të përformancës dhe identifikimin e mundësive për përmirësim.
  • Planifikimi dhe koordinimi i iniciativave të përbashkëta midis bankës dhe kompanisë së sigurimeve, në funksion të zgjerimit të portofolit të Bancassurance dhe rritjes së kapaciteteve tregtare.
  • Sigurimi i trajnimeve të specializuara dhe asistencës profesionale për stafin e degës, me qëllim rritjen e njohurive dhe aftësive në fushën e sigurimeve, duke garantuar një nivel të lartë profesionalizmi dhe cilësie në shërbim.
  • Hartimi i raporteve periodike lidhur me përformancën e shitjeve, analizat e tregut dhe rekomandimet strategjike për drejtuesit e kompanisë, në mënyrë që të përmirësohet efektiviteti i veprimtarive të Bancassurance.
  • Sigurimi i respektimit të politikave të kompanisë dhe legjislacionit në fuqi lidhur me aktivitetet e Bancassurance, duke garantuar transparencë dhe cilësi në realizimin e shërbimeve.
  • Sipas kërkesës të udhëheqësit të drejtpërdrejt kryen edhe punë dhe detyra të tjera nga fushëveprimi i vendit të punës.

Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës https://nlb-kos.com/aplikacioni-pune, deri më 24 shtator 2025. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit si dhe CV-ja. Vetëm kandidatët që i plotësojnë kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara sipas këtij konkursi, do të ftohen në procesin e përzgjedhjes.

Apliko këtu

Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept