Llogari pagese me shërbime bazike
Bazuar në Rregulloren për qasjen në llogari pagese me shërbime bazike të BQK-së (Banka Qendrore e Kosovës) NLB Banka ofron Llogari pagese me shërbime bazike për klientët fizik.
Bazuar në Rregulloren për qasjen në llogari pagese me shërbime bazike të BQK-së (Banka Qendrore e Kosovës) NLB Banka ofron Llogari pagese me shërbime bazike për klientët fizik.
Klientët nuk mund të zgjedhin "Llogarinë e pagesës me shërbime bazike" nëse mbajnë një llogari të tillë në njërën nga bankat tjera në Kosovë.
Shërbimet kreditore dhe mbitërheqja nuk ofrohen për klientët në këtë pako prandaj në rast të kërkesës për shërbime të tilla, klientët duhet të zgjedhin nga pakot e tjera që ofrohen nga banka.
Tarifa mujore e "Llogarisë së pagesës me shërbime bazike" do të rishikohet në baza 6 mujore dhe nuk do të jetë më e lartë se 0,12% e vlerës së pagës mesatare neto mujore në Republikën e Kosovës e publikuar më së fundmi nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Llogaria e pagesës me shërbime bazike ju mundëson kryerjen e të gjitha transaksioneve bankare si dhe qasje në paratë tuaja. Përmes kartelës debitore ju mund të bëni tërheqjen apo deponimin e mjeteve në bankomatët e NLB Bankës të shpërndarë në gjithë territorin e Kosovës dhe të realizoni pagesa në POS apo online.
Mirëmbajtja mujore e llogarisë: 0.50€
Për më shumë informata: https://bqk-kos.org/wp-content/uploads/2022/12/Rregullore-per-qasje-ne-llogari-pagese-me-sherbime-bazike-.pdf