Auto Premium Kredi

Ndeze motorin dhe nisu drejt aventurave të reja me veturën e ëndërrave.

Shfrytëzoje për 3 vjet

Pas 3 vitesh

Bleje, ndërroje ose ktheje.

Mundësi unike e financimit

Shfrytëzo mundësinë unike për financim të veturës dhe përjeto rehati dhe fleksibilitet.

Tani ju mund të paguani vetëm për periudhën 3 vjecare që e përdorni veturën.

Pas kësaj periudhe ju vendosni nëse dëshironi ta mbani veturën dhe të paguani pjesën e mbetur të vlerës së veturës, ta ktheni pa asnjë obligim shtesë apo ta ndërroni me veturë të re.

Përmes kësaj oferte unike ju mund të blini veturën tuaj të preferuar në njërin nga autosallohet me të cilat banka ka marrëveshje, me normë preferenciale interesi.

Karakteristikat dhe veçoritë e produktit:

Financimi i Auto Premium kredisë ndahet në tre elementë kryesorë:

  1. Pagesa përfundimtare e njëhershme e cila quhet Vlerë e Garantuar e Ardhshme e Tregut (VGAT)
  2. Pjesëmarrja (Opsionale)
  3. Pagesat mujore (këstet)

Vlerë e Garantuar e Ardhshme e Tregut, ose VGAT: Kjo pagesë e madhe përfundimtare (kësti i fundit) është sa do ti kushtojë klientit të zotërojë makinën në fund të marrëveshjes. 

Cilat kritere duhet t’i përmbushni për aplikim?

  • Të jeni banorë i Republikës së Kosovës,
  • Të merrni pagë përmes NLB Banka.

Dokumentet e nevojshme:

  • Letërnjoftimi;
  • Kontrata e punës;
  • Pengu mbi pagën i nënshkruar nga punëdhënësi;
  • Kontrata mbi shitblerjen e veturës;
  • Dokumente tjera sipas nevojës.

Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×