Kanalet e Komunikimit

Qendra Kontaktuese është shërbim telefonik i integruar,  me shërbimin Automat folës nga i cili mund të merrni informata të shumta përmes Kodit identifikues.                

Zyrtarët e qendrës kontaktuese janë në dispozicion për ju 14 orë në ditë, 7 ditë në javë, nga ora 8:00- 22:00.

Gjithashtu ne ofrojmë edhe shërbimin automat folës nga i cili mund të merrni informata të inçizuara, varësht nga interesimi juaj. Informata automatike mund të jenë:

  • Gjendja e llogarisë, kredisë, depozitit, kartelës, etj,
  • Informacione për qarkullimin,
  • Lista e kurseve të këmbimit,
  • Informacione të përgjithshme (p.sh. dita e pagesës së pensioneve, pagesës së pagave etj.).

Ju mund të thërrisni në numrin 038/ 240 230 100 ku mund të informoheni rreth bankës, produkteve apo shërbimeve tona, apo të shkruani në e-mail adresën: qendrakontaktuese@nlb-kos.com

Për komente, sygjerime apo ankesa, ju mund të na kontaktoni përmes e-mail adresës: sherbimiperkliente@nlb-kos.com

Numri PA PAGESË në rast të ankesave 0800 50 444.

Gjithashtu, ju mund të kontaktoni Qendrën Kontaktuese përmes WebChat në webfaqen zyrtare të Bankës apo ViberChat

Si të kontaktoni pëmes WebChat me zyrtarët në Qendrën Kontaktuese?

Në webfaqen zyrtare të NLB Bankës në linkun www.nlb-kos.com gjeni mundësinë që të kontaktoni direkt me zyrtarin e Bankës online duke klikuar në “Bisedo me ne” që gjendet në anën e djathtë në fund të faqes.

Klikoni në butonin “Bisedo me ne” dhe hapet dritarja e komunikimit. Përzgjedhni opsionin Bisedë, shënoni emrin tuaj dhe klikoni në “Fillo bisedën”


Si të kontaktoni përmes Viber Chat me zyrtarët në Qendrën Kontaktuese?

Viber chat është kanal i ri për komunikim direkt me zyrtarin e Bankës. Për të filluar bisedën ju duhet të skanoni QR Code përmes telefonit tuaj:

Për të skanuar QR Code, hapeni aplikacionin tuaj VIBER në telefon dhe klikoni në More (…). Pastaj klikoni në butonin për QR Code që ndodhet në pjesën e sipërme të aplikacionit Viber. Pas klikimit të QR Code hapet kamera juaj me të cilën duhet skanoni QR Code dhe pastaj hapet Viber kanali i NLB Banka, ju mund të kontaktoni direkt me zyrtarin e Bankës duke klikuar në “Message”.















Si të ndani ekranin tuaj me zyrtarin e Bankës?

Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×